Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gjithçka fillon kur je fëmijë”, njihuni me modelet e vegjël të MO Fashion

12:10 / April 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fotokryesore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Gjithçka fillon kur je fëmijë, pasionet, dëshirat dhe ëndrrat nisin pikërisht në këtë moshë.Dhe për t’i realizuar duhet të fillojmë që në moshë të vogël të marrim mësimet dhe eksperiencën e duhur”. Kështu e nis rrëfimin e saj Ornela, e cila menaxhon një agjenci modelingu në Tiranë, që punon me fëmijët.

Sigurisht të rritesh bashkë me pasionet, më vonë këto pasione bëhen karriera jote. Dhe ajo na rrëfen se është pikërisht arsyeja pse “MO Fashion”, agjencia e saj ka zgjedhur fëmijët, moshën kur fillojnë ëndrrat.

Duke na rrëfyer për veten, Ornela Ndoj thotë se të punosh me artin dhe modën “të bën ta shikosh jetën gjithmonë në këndvështrimin e bukur , sepse puna që bëj përbëhet nga e bukura dhe rrethohet nga lumturia”. Ajo thotë se pasioni për punën që bën vjen si shkak i pozitivitetit që merr çdo ditë nga kjo fushë. “Sigurisht, asnjë punë nuk është e kollajtë por nëse e do atë që bën gjithmonë do arrish rezultatet që dëshiron”, thotë ajo.

MO Fashion është një agjenci mode e cila prej vitit 2016 punon në këtë sektor, duke menaxhuar në mënyrë profesionale modelë dhe të rinj të apasionuar pas modës. “Ishte pasioni për modën dhe dëshira për të sjellë një frymë ndryshe në këtë fushë që krijoj atë që sot është MO Fashion. Për ne modelingu është boshti dhe agjencia është një rreth i madh që rrotullohet rreth atij boshti, por duke qenë që puna jonë lidhet ngushtë me fëmijët herë pas here ne zbulojmë dhe kemi pjesë të agjencisë fëmijë të cilet janë një oaz talentesh”, thotë Ornela.

56189846 1089344047939241 2023760109947060224 o
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.51.17
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.51.53
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.52.00
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.52.011
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.52.01
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.52.24
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.52.26
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.52.271
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.52.27
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.38
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.391
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.39
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.401
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.402
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.40
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.411
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.412
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.413
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.41
WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.54.42

Por jo vetëm modë! Pasioni dhe talenti i fëmijëve ka bërë që të shmangen disi nga kjo fushë drejt atyre të artit. Në evenimentet e “MO Fashion” modelet e vegjël janë dhe artistë që argëtojnë me performancat e tyre në fusha të ndryshme të artit.

Naiviteti dhe sinqeriteti i fëmijëve të mbush plot pasion dhe Ornela na tregon se në ditët e takimit në agjenci ka gjithmonë histori të bukura dhe gazmore për t’u mbajtur mend. “Në ditët e takimit me fëmijët në agjenci gjithmonë ka një histori të bukur për të qeshur apo për t’u mbajtur mend. Fëmijët janë si një makineri që prodhojnë vazhdimisht, dhe ata gjithmonë kanë diçka për të thënë. Nuk mund të zgjedh më të veçantën sepse të gjitha janë të tilla. E veçanta që kam diktuar nga fëmijët është se rezultatet që ata japin në një kohë të shkurtër janë nganjëherë jashtë pritshmërive tona, na surprizojnë dhe njëkohësisht jemi të lumtur që punojmë me talente të tilla”, vijon ajo.

Me një pasion të tillë për punën dhe dashuri për fëmijët e talentuar, MO Fashion krijon dhe mundësinë e suksesit të tyre përtej kufijve shqiptarë. Së fundmi agjencia ka dërguar dy përfaqësues në konkursin ndërkombëtar të modës “Young Miss & Mister of the Universe” që u zhvillua në Ukrainë dhe përfaqesuesit shqiptarë u kthyen në Shqipëri fitues të çmimit të madh “Super Grand Price. Nuk mungon as bashkëpunimi me agjenci të huaja të cilat e kanë pritur shumë mirë.

WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.51.18

Akiviteti i radhës për këta fëmijë të talentuar është “MO Fashion Week”, një punë prej tre muajsh që pritet të kurorëzohet më 21 prill. Edhe pse detajet dëshiron t’i lërë surprizë, ajo çka na rrëfen Ornela është se nuk do të jetë vetëm një spektakël mode, por një mbrëmje plot argëtim.

fotoe fundit

modelet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.