Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Gjithçka ishte skenar për rikthimin e Bashës”, deputeti i PD: Alibeaj më ka zhgënjyer, nuk prisja të bëhej patericë

21:40 / June 22, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
dash sulaa1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, si edhe rikthimin e Lulzim Bashës.

Sula u shpreh se Lulzim Basha kishte përgatitur një skenar për rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike dhe se të gjitha zhvillimet në vitin e fundit brenda PD-së kishin qenë pjesë e planit.

Ai shtoi më tej se ndihet i zhgënjyer nga Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se u shndërrua në një patericë për të kthyer partinë në situatën fillestare.

“Kur të ndodhë ajo katastrofë në vitin 2025, do të shohim kush e ka pasur fajin për vendosjen e regjimit të Edi Ramës. Unë ndihem i shfrytëzuar në naivitetin tim. Bashës bravo i qoftë për skenarin që përgatiti, Alibeaj më ka zhgënjyer shumë duke u shndërruar në një patericë për t’u kthyer në situatën ku ishim në fillim.

Unë kam kërkuar që PD të hynte në zgjedhje për çdo rol dhe kjo binte në vesh të shurdhët. Mendoja se Alibeaj mund të ishte kreu i ri i PD-së gjatë asaj kohe. Gjithçka ka qenë një skenar për t’ia lënë në pjatë të argjendtë Bashës.

Jam kundër Bashës pasi po zgjidhet për herë të katërt dhe do humbë për herë të pestë. Opozitës i është dashur një bashkim real dhe lidership i ri. Nëse do rrimë në situatën ku jemi, ju garantoj se në vitin 2025 Rama nuk ka nevojë të diskutojë për shumicën. Edhe Berisha edhe Basha janë humbës”, u shpreh Sula.

alibeaj.zgjenjeu dash sula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Morën mbi 61 mijë vota dhe veç 1 mandat, Lapaj: Të dua Shqipëri! Në mbetë veç një, unë do të jem ai

19:11 / May 16, 2025

Berisha kthehet nga Brukseli, flet në protestë: Zgjedhjet u plaçkitën. Rama i priti liderët europianë si hajdut votash

19:02 / May 16, 2025

Duhet të dorëhiqet Berisha? Këshilla nga Topalli: Të mos marri vendime të nxituara në kohë mërzie

18:25 / May 16, 2025

Tedi Blushi tregon nëse mandatin ja kalon Metës

17:55 / May 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.