Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Gjithçka rreth Kristjan Asllanit, Silvinjo fikson titullarët anti-Ukrainë

08:37 / September 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Asllani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grup i plotë, me Mihajn që u bashkua me grupin në seancën e djeshme, Kombëtarja vijoi përgatitjet edhe ditën e djeshme në Tiranë për sfidën e parë me Ukrainën.

Edhe pse me disa mungesa si Gjimshiti, Ajeti apo Broja dhe Daku, kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë një nisje pozitive në këtë edicion. Seanca zgjati rreth 1 orë e 3 minuta dhe braziliani duket se e ka të qartë formacionin që do të zbresë në fushë mbrëmjen e së shtunës. Seancën stërvitore të Kombëtares e ndoqi nga afër edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në prag të nisjes së stërvitjes takoi nga afër trajnerin Silvinjo, stafin teknik dhe lojtarët, duke i uruar suksese në rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve. Edhe pse është ndodhur në një situatë jo normale në ditët e fundit, Duka qëndroi deri në fund të stërvitjes.

FORMACIONI

Mesa duket nuk ka sekrete këtë herë. Silvinjo vendosi në seancën e djeshme edhe 11 titullarët që pritet të zbresin në fushë për të marrë një rezultat pozitiv me Ukrainën. Nisur nga porta do të jetë Tomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen: Elseid Hysaj nga e djathta, Kumbulla dhe Ismajli në qendër dhe Mario Mitaj në krahun e majtë. Mesfusha do të formohet nga Ramadani, Asllani dhe Qazim Laçi që mesa duket ka fituar një vend në formacionin e Silvinjos. Ndërsa përpara pritet të jenë nga fillimi: Nedim Bajrami në krahun e majtë, Jasir Asani në krahun tjetër dhe Rei Manaj në qendër. Ky pritet të jetë formacioni startues, ndërsa alternativa për të marrë minuta janë emra si: Myrto Uzuni, Arbër Hoxha, Taulant Seferi apo Medon Berisha.

KËRKESA E SILVINJOS

Normalisht që qarkullimi i topit ka një rëndësi shumë të madhe për një skuadër. Duke e nisur lojën nga poshtë, ke mundësi që të tërheqësh kundërshtarin në zonën tënde dhe më pas të krijosh përpara hapësirat dhe të godasësh. Një merak i Silvinjos ishte edhe nxjerrja e topit nga dy mbrojtësit e qendrës, Kumbulla dhe Ismajli, të cilët përpara tyre do të kenë Ramadanin, por nuk do të jetë mesfushori ai që do të vijë dhe do të kërkojë topin nga ta, pasi aty është një zonë e rrezikshme dhe një humbje topi do të ishte fatal. Kështu do të jetë Asllani ose Lai ata që do të kërkojnë të marrin topin, për ta kaluar te anësorët e sulmit, ose Ramadanin që do ta kenë përballë dhe me një pasqyrë me të qartë të lojës.

image 18
image 19

Kristjan Asllani silvinjo titullaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll, mesfushori shqiptar do të luajë për Besiktas

12:51 / January 30, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.