Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë në protesta masive prej disa ditësh tashmë pas vrasjes së George Floyd nga një polic. Ky i fundit do të përballet në gjykatë javën e ardhshme për vrasje.

Në Uashington u përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit paqësorë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump në fjalimin drejtuar kombit u zotua se do të vendosë ushtrinë amerikane për të vendosur rregull sipas tij në rrugët e SHBA-ve.

Ndërkaq, dy protestues janë vrarë gjatë protestës së Çikagos, ndërsa katër policë janë qëlluar me armë zjarri në St. Louis, Misuri. Në Buffalo dhe Nju Jork dy oficerë të tjerë u goditën me makinë.

Plaçkitje në rrugë janë shënuar në Fifth Avenue në Nju Jork, por dhe zona të tjera. Në këtë shtet është vendosur dhe shtetrrethimi.

Autopsia e George Floyd ndërkohë tregoji se bëhej fjalë për një vrasje pas ekzaminimit zyrtar të vdekjes. Vëllai i Floyd, Terrence ka bërë apel protestuesve të gjejnë një mënyrë paqësore për të vijuar protestat.

Emra të njohur të showbiz, duke nisur nga Lady Gaga e deri tek Beyonce kanë shprehur indinjatën e tyre për vdekjen e Floyd.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here