Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

GJKKO i mbyll derën, Vangjel Dule: Beleri të betohet, patatja e nxehtë të trajtohet sipas ligjit

12:34 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6502e1385b55ddule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme i ka mbyllur derën kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili kishte kërkuar përmes avokatëve të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës të ishte i pranishëm në seancën paraprake të kësaj të enjte, ku Fredi Beleri akuzohet për krime zgjedhore. Në fjalën për gazetarët, Dule tha se Fredi Beleri po ndalohet që të kryejë betimin në kundërshtim me ligjin.

“Ju përgjigj gjykatësja me një vendim negativ. Pa hyrë në detaje të procedurës gjyqësore. Beleri në mënyrë të padrejtë në kundërshtim me parimin botërisht të respektuar të prezumimit të pavarësisë ndalohet të kryej betimin si kryebashkiak i zgjedhur. Mjafton t’u përmend rastin e një deputeti të zgjedhur i cili ishte i paraburgosur dhe u lejua që të kryeje betimin si deputet. Drejtësia duhet që pataten e nxehtë ta trajtojë me frymën e ligjit germën e ligjit të praktike të njohura botërisht. Askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë procesin gjyqësor”,-tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së kërkoi nga drejtësia që të trajtojë çështjen Beleri sipas ligjeve në fuqi, pasi sipas tij të pengosh Belerin nga ushtrimi i detyrës çon drejt një precedenti të rrezikshëm në jetën politike dhe juridike.

“Drejtësia duhet që pataten e nxehtë, duke kopjuar termin që vetë kryeministri e krijoi dhe ia la në dorë drejtësisë, prej drejtësisë kërkohet që ta trajtojë me frymën e ligjit dhe germën e ligjit, të praktikave të njohura botërisht. Nuk ka asnjë arsye që Beleri të qëndrojë qoftë edhe një sekondë më tepër i paraburgosur, siç nuk ka pasur asnjë arsye që të ndalohet dhe mbahet i paraburgosur prej 4 muajsh. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë procesin gjyqësor që ende nuk ka filluar. Fakti që zoti Beleri nuk është lejuar që të kryejë betimin është një shkelje flagrante, e pajustifikueshme dhe precedent i rrezikshëm për jetën tonë politike, juridike dhe përgjegjësinë institucionale”.

Vangjel Dule
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.