Një vit nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të tij dhe 29 personave të tjerë.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. Për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera, pjesë e dosjes së njohur si “Veliaj”.
SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
