Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin 100 % të aksioneve të RTV ORA, me pronar biznesmenin Ylli Ndroqi.
Vendimi i sotëm i GJKKO përfshin konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të RTV ORA.
Avokatët e çështjes thanë se me vendimin e sotëm gjykata shkelmoi me këmbë aktin e ekspertimit të nxjerrë nga ekspertë që vetë i kishte caktuar.
“Gjykata shkelmoi atë që thanë ekspertët, që pasuria e Ylli Ndroqit është e ligjshme”, thanë avokatët.
