Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

GJKKO kthen në SPAK dosjen e ish-policit dhe i heq masën e sigurisë “arrest shtëpie”

12:35 / January 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPAK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GJKKO ka kthyer në SPAK dosjen ndaj Artur Krasniqit, ish-oficer i arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti”. GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij. Krasniqi bëri një kallëzim ndaj prokurorit të çështjes pasi, me dashje, sipas tij, kanë shmangur nga hetimi zyrtarë të zgjedhur, vendorë, si dhe drejtues policie.

Operacioni “Shpirti” ka ardhur si rrjedhojë e dy hetimeve të mëhershme të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas SPAK, në hetimet e bëra në kuadër të operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”, në mars 2018 dhe qershor 2020, ku janë arrestuar shqiptarë e italianë, hetuesit kanë rindërtuar një tablo të një organizate kriminale ku ishin përfshirë edhe zyrtarët e lartë të policisë.

Ata dyshohen nga SPAK për veprime korruptive, shpërdorim të detyrës, “pastrim të parave” dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke garantuar kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Një nga pikat kyçe të hetimit, ka qenë bashkëpunimi me drejtësinë i katër personave të arrestuar më herët, thëniet e të cilëve, kryqëzuar me prova të tjera, kanë ndërtuar gjithë “zinxhirin e prodhimit” të drogës, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve puljeze me mjete lundruese të fuqishme.

Nga hetimet, që shtruan rrugën drejt “Shpirtit”, janë sekuestruar në total 6 tonë drogë e llojit marijuhanë, kokainë dhe hashash, vlera e së cilës, e shpërndarë me pakicë, do të shkonte në mbi 55 milionë euro. Personat e prangosur nga këto operacione, pasi janë përballur me drejtësinë italiane, janë shpallur fajtorë dhe kanë marrë dënime deri në 20 vite burg.

Artur Krasniqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ariu i merr jetën 53-vjeçarit në Bulqizë, viktima u sulmua në mal

22:00 / November 3, 2026

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës

19:56 / November 3, 2026

Krim brenda familjes në Itali, shqiptari 21 vjeçar vret nënën e tij

10:50 / November 3, 2026

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar

11:15 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.