Dosja e gjykimit ndaj ish-gjyqtarit të kushtetues Fatos Lulo u rikthye sot për hetime të mëtejshme pranë SPAK-ut nga Gjykata e Posaçme.
Mësohet se ky vendim ka ardhur pasi gjyqtarja paraprake, Flora Hajredinaj është shprehur se hetimi i bërë deri më tani ka shumë mangësi.
Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se vetëm pak muaj më parë, SPAK i sekuestroi pasurinë gjyqtarit Lulo, pasi nga deklaratat dhe të dhënat që ai ka paraqitur nuk e justifikon atë.
Në sekuestron e vendosur nga SPAK ndaj tij u përfshi një dyqan me sipërfaqe 172m2, i cili ndodhet në Rrugën Durrësit në Kryeqytet.
