Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 20 trafikantët e arrestuar në kuadër të operacionit “Nga bregu në breg”, ku u zbulua sesi trafikohej heroinë dhe kanabis nga Turqia dhe Siria për në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë është lënë në arrest shtëpie Suela Sulaj.
Sipas njoftimit të SPAK ditën e djeshme, çmontimi i rrjetit u bë i mundur pas një hetimi 2-vjeçar.
Konkretisht, lënda narkotike e sekuestruar, e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.