Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

GJKKO lë në burg Safet Bajrin dhe dy të tjerët

14:00 / February 24, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
IMG 1308
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit, GJKKO lë në burg Safet Bajrin dhe dy të tjerët.

Safet Bajri doli para GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Gazetari Ermal Vija raportoi se seanca do të niste mëngjesin e së hënës, por është shtyrë për në orën 13:00.

Safet Bajri u arrestua të premten në Shkodër dhe u transferua në Tiranë. Ai akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Astmer Bilali në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi në Gusht të 2018-tës në qytetin e Shkodrës. Sipas SPAK, vrasja është kryer pasi Behar Bajri dyshonte se Ibrahim Lici, i afërmi i Fatbardh Licit, ishte autor i ekzekutimit të Boran Bërçanës në korrik të 2018-tës. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri automatiku, në kohën që ishte Iiulur në një lokal në lagjen Kiras kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur.

Edhe pse policia në atë kohë kishte dyshime se ngjarja lidhej me konfliktet mes fiseve Lici dhe Bajri nuk siguroi prova për zbulimin e autorëve.

Nga ana tjetër, emri i Safet Bajrit është i njohur për policinë dhe drejtësinë. Në shtator të 2018-tës, Safet Bajri u vu në pranga në Tiranë me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda për disa vepra penale në sajë të operacionit Oaz, duke nisur nga ajo e drejtimit të organizatës kriminale, vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, pastrim parash si dhe fiksimi i basteve sportive.

Bashkë me Bajrin në pranga u vunë edhe 10 persona të tjerë mes të cilëve edhe Astmer Bilali si dhe Behar Bajri për të cilët është caktuar këtë të premte një tjetër masë sigurie. Por 2 vite pas arrestimit prokuroria e posaçme, nuk provoi dot akuzat e grupit kriminal dhe trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike apo veprave të tjera dhe për këtë transferoi dosjen në prokurorinë e Shkodrës duke akuzuar Safet Bajrin vetëm për fiksim të basteve sportive.

Nga ana tjetër, ai rezultonte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vite heqje lirie si kreu i një organizate kriminale për trafikun e drogës dhe prostitucioit. Për shkak se autoritetet shqiptare kanë firmosur një marveshje me ato belge sa i takon njohjes së dënimeve, ishte gjykata eSshkodrës që njohu dënimin për bajrin, ndërsa në mars të vitin 2023 u lirua me kusht nga burgu iFierit pasi vuajti 2 të tretat e dënimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Abuzim me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të “Unazës së Re”, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH

11:15 / June 19, 2025

Dhunuan gardianin e burgut arrestohet njëri prej autorëve, 3 ende në kërkim

10:55 / June 19, 2025

Kishte kultivuar 150 fidanë kanabis, arrestohet një person në Librazhd

10:14 / June 19, 2025

Juventusi me “5 yje”, shkërmoq rivalët në Kupën e Botës për Klube

08:58 / June 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.