Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

GJKKO: Ndaj Ilir Beqajt duhej masë më e rëndë! Paraqet rrezikshmëri, pasi mund t’i shmanget gjykimit dhe dënimit

09:26 / November 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1700813362 ilirbeqaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur masat e sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi sipas gjykatës shfaq rrezikshmëri shoqërore dhe ka dyshime se ai mund t’i shmanget gjykimit dhe dënimit.

“Rrezikshmëria e autorit lidhet me rrezikshmërinë e veprës. Në rastin konkret, Gjykata mban parasysh faktin se vepra penale është kryer në rrethana rënduese sikurse është kryerja e veprës penale “duke shpërdoruar funksionin publik” dhe e kryer në “bashkëpunim” parashikuar nga neni 50 gërma “dh” dhe “gj” të Kodit Penal”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Gjykata Kundër Korrupesionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka sugjeruar Prokurorisë së Posaccmë (SPAK) që ta marrë Ilir Beqajn nën hetim jo vetëm për shpërdorim detyre por edhe për falsifikim dokumentesh.

“Ndodhur në këto kushte, Gjykata vlerëson se për personin nën I.B. masa më e përshtatshme që arrin të sigurojë nevojat e procedimit penal të nisur, për të garantuar mospërsëritjen e së njëjtës vepër penale, largimin e tij, marrjen dhe vërtetësinë e provave si dhe për të garantuar ekzekutimin e dënimit me burgim që mund të caktojë gjykata e themelit në rastin konkret, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprave dhe autorit në rastin konkret, është ajo e “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Këtu duhet theksuar fakti se cilësimi juridik i faktit penal i bërë nga prokurori dhe i sjellë për vlerësim përpara gjyqtarit të hetimit paraprak, ëshë i gabuar. Për arsyet e cituara në paragrafët 169.25.4, 169.25.4.1 dhe 169.25.4.1 të këtij vendimi, Gjykata çmon se në respektim të parimit të ligjshmërisë dhe cilësimit të drejtë të faktit penale të sjellë nga prokuroria për vlerësim përpara gjyqtarit të hetimit paraprak ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim I.B. krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal, ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, evidentohet në vendimin e GJKKO.

Për GJKKO masat e sigurisë të kërkuara nga prokuroria janë jo proporcionale me rrezikshmërinë që shfaq i akuzuari, dhe duhet të kishte kërkuar arrest me burg. Madje GJKKO thotë se intensiteti i shkeljeve të Ilir Beqajt është më i madh sesa ai i të akuzuarve të tjerë, Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj.

Ilir Beqaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.