Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjoba për autoshkollat që nuk zbatojnë masat anti-Covid

16:53 / May 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5ecd2c7819e2f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoshkollat që nuk zbatojnë rregullat anti-Covid do të penalizohen, madje rrezikojnë deri në mbylljen e aktivitetit. Prej dy javësh në të gjithë vendin janë hapur autoshkollat për përgatitjen e kursantëve të rinj, por Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor paralajmëron vendosjen e gjobave për subjektet që nuk zbatojnë rregullat. Drejtoria e Transportit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur monitorimin dhe kontrollet në klasat mësimore.

“Zbatimi i masave anti-Covid 19 nga ana e autoshkollave është detyrim ligjor. DPSHTRR dhe Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin dhe kontrollet në klasa e në procesin mësimor që ka rinisur nga 11 Maji. Nuk do të donim kthim mbrapa ndaj disiplina, kujdesi, serioziteti në mbrojtjen e aplikantëve dhe personelit ka rëndësi të jashtëzakonshme për jetën dhe vijimin e aktivitetit ekonomik të këtij sektori. Çdo mangësi apo pakujdesi do jetë subjekt penalizimesh edhe nga Njësia Operacionale Anti-Covid (Task-Forca ndërinstitucionale) dhe Policia e Shtetit”, sqaron Drejtoria e Transportit.

Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për leje drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë, u rihap me dy faza më 11 Maj.  Kursantëve që iu ndërpre kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor rinisi, aty ku ishte ndërprerë.

Sipas Drejtorisë të Përgjithshme të Transportit Rrugor prioritet i masave është distanca mbi 1.5 m dhe rregullave të higjienës në teori, sikurse seancave online. Nga 18 Maji nisi edhe instruksioni në rrugë, ku nuk lejohej mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë familjarë, si dhe të jenë të pajisur me maska, doreza, matje e dezinfektime.  Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor paralajmëroi edhe më 13 Maj se rihapja e autoshkollave do të shoqërohet me kontrolle dhe monitorime të shpeshta, madje shkelja e rregullave do të penalizohet ashpër rast pas rasti ose do të rikthejë në bllokim aktiviteti të sektorit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.