Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjobë 50 mijë euro një personi, “Brothers” vë në pranga tre vëllezërit dibranë

22:55 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre vëllezër të cilët i kishin vendosur gjobë 50 mijë euro një personi, duke e kërcënuar me jetën e tij dhe familjarëve të tij,

Sipas policisë bëhet fjalë për tre vëllezër nga Dibra që jetonin në Tiranë, dy prej të cilëve binjakë.

NJOFTIMI I POLICISË
Goditet një tjetër rast i gjobëvënies

Finalizohet operacioni “BROTHERS”

Operacioni nga DVP Tiranë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda

Vihen në pranga tre vëllezër, pasi i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një shtetasi

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar disa javore duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “BROTHERS“, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit:

Xh. T., 23 vjeç,
E. T., 32 vjeç,
A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

dibrane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.