Nëse keni blerë një makinë dhe nuk e keni regjistruar në emrin tuaj, keni pak javë afat për ta bërë këtë, pasi në të kundërt do të gjobiteni. Kreu i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe thotë se gjobat shkojnë nga 10 deri në 40 mijë lekë.

“Blerëset nga 2 marsi do të kenë gjobë nga 10 deri në 40 mijë lekë, në qoftë se nuk vijnë deri në 28 shkurt për të deklaruar blerjet e vjetra”, thotë Gonxhe për A2.

Ndërsa për shitësin e automjetit, gjithçka është më e thjeshtë. “Me një modul online ata e çlirojnë pronësinë e tyre nga sistemi, në mënyre të njëanshme, duke e provuar me një dokument shitje, pa asnjë penalitet”, thotë ai.

Drejtori prezantoi edhe elementët e rinj të sigurisë për targat që do të përdoren nga tani e tutje, për të cilat nuk do të ketë tarifa shtesë.

Elementi kryesor që sjell siguri të shtuar është bar kodi unik, kemi hologram me elementë sekrete dh ete dukshme që e rrit dinjitetit e targave”, shton kreu i Transportit Rrugor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here