Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjobitet ish-presidenti, zbulohet çfarë ka bërë

21:49 / April 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Trump është informuar se është gjobitur nga një gjykatës në New York pasi shpërfilli autoritetin e gjykatës, duke mos iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme një thirrjeje të lëshuar nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, në kuadër të një hetimi civil mbi bizneset e tij.

Gjykatësi Arthur Engoron ka urdhëruar ish-presidentin e SHBA-së, Trump të paguajë një gjobë prej 10,000 dollarësh në ditë.

“Zoti Trump, e di që ti e merr seriozisht biznesin tënd dhe unë e marr seriozisht detyrën time”, tha gjykatësi Engoron përpara se të jepte vendimin nga gjykata në një sallë gjyqi në Manhatan.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një demokrate, i kishte kërkuar gjykatës ta mbante përgjegjës zotin Trump pasi ai shkeli një afat të caktuar nga gjykata më 31 mars për të dorëzuar dokumentet. Gjykatësi tha se konstatimi për mosrespektim të gjykatës ishte i përshtatshëm sepse zoti Trump dhe avokatët e tij nuk kishin treguar se ishin përpjekur me seriozitet të siguronin dokumentet e kërkuara.

Ish-presidenti republikan Donald Trump është përballur me prokuroren James në gjykatë për hetimin e saj, të cilin ai e ka quajtur një “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht.

Prokurorja James ka kryer një hetim të gjatë mbi Organizatën Trump, kompaninë e familjes së ish-presidentit, duke u përqendruar tek ajo që ajo thotë se është një prirje për të mashtruar autoriteteve tatimore mbi vlerën e pronave të tij.

Vendimi i gjykatësit erdhi pavarësisht nga këmbënguljet e vazhdueshme të avokates së zotit Trump, Alina Habba, se ajo kishte bërë përpjekje të mëdha për të respektuar kërkesën, madje duke udhëtuar në Florida për të pyetur konkretisht zotin Trump nëse ai kishte në posedim ndonjë dokument që ka lidhje me kërkesën e gjykatës.

“Mocioni për shpërfillje të gjykatës është i papërshtatshëm dhe i gabuar”, tha ajo. “Ai ka respektuar kërkesën e gjykatës… nuk ka më dokumente që mund të dorëzohen nga Presidenti Trump.”

Zëdhënësit e zotit Trump nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Hetuesit e prokurores James kanë thënë në dosjet gjyqësore se kanë zbuluar prova se zoti Trump mund të ketë deklaruar në mënyrë të pasaktë vlerën e pronave të tij, si ajo e një fushe golfi dhe gradaçelat, në raportet e tij financiare për më shumë se një dekadë.

Një hetim penal paralel po zhvillohet për këtë çështje nga Prokurori tjetër demokrat i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg.

Donald Trump gjobitet zbulohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.