Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një nga biznesmenët e njohur të vendit për të dhënë mesazhin e radhës për luftën ndaj informalitetit në ekonomi.
Pronari i restorantit me emër “Markata e Peshkut” është gjobitur për mungesë kuponin tatimor, dhe Rama i thotë “mend për herë tjetër”, duke përdorur dhe një shprehje të famshme angleze.
“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh🤗 Po Ligjin e dua edhe më shumë👍 Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat🤭Ene mos e harro inglizin, që thot “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”, shkruan Rama.
