Duma: Pse e latë seancën?
Gjokutaj: “Kjo çështje i përket 2020, ku zoti Balla ka depozituar një kallëzim. Objekti i këtij kallëzimi me fabulën e SPAKU-t sot janë dita me natën. SPAK-u akuzon Malltezin për korrupsion si zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor. E dini kur ka qenë Malltezi ndonjëherë zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor? Nuk e di mirë që lajthit SPAK-u po merr dhe dispozitë. Kjo është bërë që Malltezi të akuzohet së bashku me Berishën. Ai ka ndërtuar pallate, Berisha ka qenë në zyrë. Të vijnë te tavolina të ngrihesh dhe ti në valle. Ky është korrupsioni i Sali Berishës me firmat e Edi Ramës. Unë nuk ngrita nga tavolina, te unë nuk ecet me gogla. Unë këtë çështje e kam marrë në emër të një procesi të rregullt gjyqësor, që ata prokurorë t’i sjellim në vete. Ata nuk e kuptojnë se çafrë kanë bërë dhe çfarë janë duke bërë”, tha avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.
“Avokati Simone nuk e di për çfarë akuzohet. Unë vij dhe ta them un akuzën, e ka marrë vesh gjithë Tirana e Shqipëria. Kjo nuk është serioze, ky proces është një përrallë juridike. Kur ndodhin skena të tilla, shiu që ra jashtë në fakt ishte më shumë brenda, këto karagjozlliqë që po dëgjojmë. Për të treguar një grimce të vogël serioziteti të kësaj gjykate dhe të këtyre prokurorëve. Kaq gjatë sa u pyet zoti Simoni nuk jam pyetur as unë kaq gjatë. Unë kam tre ditë nëpër gjykatë për çështjen dhe s’jam pyetur kaq shumë. I bie që ka lajthit Prokuroria, sepse qenka status personal”, tha avokati.