Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjosha: Zgjedhjet monopartiake do të ishin një vetëvrasje tjetër për Shqipërinë

08:54 / April 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjosha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha zgjedhjet monopartiake do të ishin një vetëvrasje për Shqipërinë.

Duke folur për “Telegraf”, Gjosha thotë se nuk duhen dëgjuar deklaratat e disa ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, sepse është populli ai që vendos për fatet e tij dhe jo disa emisarë diplomatikë.

“Nuk mund të ketë zgjedhje as vendore dhe as parlamentare pa qytetarët. Partitë e vërteta opozitare janë jashtë listave të zgjedhjeve ndaj qytetarët janë të pa përfaqësuar. Zgjedhjet monopartiake dhe të ashtuquajtura ‘legjitime’ pa spektrin e vërtetë përfaqësues opozitar do të ishin një vetëvrasje tjetër për Shqipërinë dhe standardet demokratike. Pushteti nuk mund të mbahet me dhunë, sado e dhimbshme të jetë për disa politikanë që të lënë karriget e tyre! Mos harroni që ndërkombëtarët duan shumë të shohin një lidership të politikës shqiptare për t’i zgjidhur krizat vetë mes palëve. Është e rëndësishme që klasa politike të tregojë se vendos interesat kombëtare mbi ato partiake dhe se janë të aftë të gjejnë mundësi dialogu dhe zgjidhje, një kulturë kjo e munguar nga politika jonë. Më pas është sovrani ai që duhet të flasë nëpërmjet votës së lirë, por edhe mundësisë për të zgjedhur alternativën e tyre!”, thotë Gjosha.

Si ish ministre e Integrimit, Gjosha komenton edhe deklaratat e eurokomisionerit për zgjerimin, Johannes Hahn, sipas të cilit Shqipëria ka bërë progres për reformat.

“Komisioni Evropian nuk mundet në asnjë moment të ndryshojë vendimin e rekomandimit pozitiv të dhënë që prej vitit 2016, sepse në të kundërt do të vinte në pikëpyetje edhe besueshmërinë e vet me vendet anëtare. Megjithatë, unë mendoj se raportet e Komisionit duhen lexuar në mënyrë të drejtë, pasi ato trajtojnë me shumë kujdes të gjithë problematikën në Shqipëri. E drejta e pronës, për shembull, si e drejtë themelore e njeriut, e cila asnjëherë nuk është respektuar në Shqipëri dhe duke vazhduar me çështjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo edhe mungesës së shtetit të së drejtës! Megjithatë në momentet kur Maqedonia e Veriut është shumë pranë çeljes së negociatave, Komisioni Evropian duke kuptuar rëndësinë gjeopolitike nuk mund ta lërë Shqipërinë pas. Do të ishte katastrofave, nëse vendi ynë do mbetej në këtë proces në grupin e Kosovës dhe Bosnjës”, thotë Gjosha

Ndërsa për koalicionin opozitar ish deputetja e LSI-së shprehet se rikonfirmon edhe njëherë qëndrimin e palëkundur që të mos ketë zgjedhje farsë e të manipuara.

“Sot koalicioni opozitar ka firmosur një marrëveshje të rëndësishme, e cila jo vetëm identifikon problemet kryesore me të cilat ndeshet vendi, por edhe zgjidhjen e tyre. Rikonfirmohet edhe një herë qëndrimi i palëkundur, se zgjedhje farsë, të manipuluara dhe të drejtuara nga njerëz përgjegjës për këtë situatë nuk mund të ketë. Gjithashtu, në kuadër numerik kjo marrëveshje i siguron opozitës një shumicë absolute në çdo moment që do të krijohen kushtet e nevojshme për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve me standarde demokratike në vend. Procesi i firmosjes së koalicionit opozitar, patjetër që do të drejtohej nga partia më e madhe e opozitës që është PD, e cila e pa me vend faktin që të respektonte të gjithë aleatët e saj duke i dhënë peshën e duhur në tryezë”, ka thënë ajo.

monopartiake shqiperine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.