Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjuha shqipe në Universitet, gjuhëtarët: E vendos Senati Akademik, jo Qeveria

21:36 / March 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bello
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisma e qeverisë, që parashikon futjen e gjuhës shqipe si lëndë e detyruar në arsimin e lartë ka gjetur përkrahjen e gjuhëtarëve.

Ata pranojnë se jo pak studentë kanë probleme me njohuritë në këtë lëndë por thonë se tagrin për ta përfshirë ne universitete gjuhën shqipe e kanë senatet akademike dhe jo qeveria.

Dhimitër Bello, Shef i Departamentit të Gjuhës FHF tha se: “ Si nismë është shumë e mirë, por nuk duhet harruar fakti që Universitetet janë autonome. Pra duhet që vetë Universitetet ta vendosin këtë gjë, të kalojë nëpër senatet përkatëse dhe të përcillen në ministri ndryshimet”.

Shefi i Departamentit të Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë Dhimitër Bello, thekson nevojën për rishikimin e kurrikulës së gjuhës shqipe në sistemin arsimor bazë edhe atë të mesëm.

Bello shtoi:  “Duhen bërë studime të posaçme sesi ka funksionuar kjo pjesë e kurrikulës në nivelin parauniversitar. Për të bërë ndërhyrjet e duhura nga specialistët e duhur me tekstet e duhura dhe më pas të kalohet në pjesën universitare, ku gjuha shqipe të shihet në funksion të programit përkatës që kanë zgjedhur”.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se gjuha shqipe po përballet me një agresion të madh andaj duhet të zërë vendin e vet në universitet.

gjuhashqipe Qeveria senati universitetet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“KLP dhe KLGJ, fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”/ Rama s’e kursen administratën: Ka njerëz që janë me meritë dhe të tjerë me “WhatsApp”

11:34 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.