Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjurmë të koronavirusit që në dhjetor? Ja çfarë tregon zbulimi

09:07 / June 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milano koronavirusi1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ujërat e zeza të dy qyteteve janë gjetur gjurmë të koronavirusit që në dhjetor bëjnë të ditur studiuesit italianë dhe kjo është një periudhë shumë kohë para se vendi të konfirmonte rastet e para me këtë virus.

Istituti Kombëtar i Shëndetit tha se uji nga Milano dhe qyteti Turin ka pasur gjurmë të koronavirusit më 18 dhjetor.

Në gjetjet e këtij instituti thuhet se provat nga shtetet e tjera tregojnë se virusi mund të ketë qarkulluar më herët se sa mendohej.

Ekspertja për kualitetin e ujit në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Itali, Giuseppina La Rosa tha se të dhënat e këtij studimi do të ndihmojnë për të zbuluar sesi koronavirusi u përhap në Itali.

Zyrtarët kinezë kanë konfirmuar rastet e para me koronavirus në fundin e dhjetorit të vitit të kalaur, ndërsa në Itali rastet e para janë konfirmuar në mes të shkurtit.

Në maj, studiuesit francezë kishin testuar mostrat e një pacienti që ishte trajtuar më 27 dhjetor në Paris, nën dyshimin se kishte pneumoni, por shkencëtarët gjetën se në fakt pacienti kishte qenë i infektuar me koronavirus.

Ndërkaq, një studim në Spanjë gjeti se gjurmë të virusit në ujërat e zeza u gjetën në gjysmën e janarit në Barcelonë, apo rreth 40 ditë para se të konfirmoheshin rastet e para me sëmundjen Covid-19 (që e shkakton koronavirusi) në këtë shtet.

Lombardia është rajoni më i goditur nga koronavirusi në Itali dhe rastet e para atje u regjistruan në shkurt. Deri më tani, mbi 40 mijë persona kanë vdekur nga Covid-19 në Itali./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.