Deputeti i Parlamentit aktual Kujtim Gjuzi mori fjalën e tij në nisje të seancës parlamentare të kësaj të hëne duke thënë se kryeministri Edi Rama ka munguar në Parlament për 6 muaj duke kërkuar të dijë nëse kjo është shkelje nga ana e shefit të qeverisë.
“Kryeministri ka munguar 6 muaj në Parlament, nga 4 janari deri në 9 qershor. A përbën shkelje”, tha Gjuzi.
Por kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se në seancën e shkuar kryeministri ishte në seancë dhe foli në foltore.
