Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata e Bosnjës dënon 5 ish-policë serbë, torturuan dhe vranë civilë gjatë luftës

17:56 / June 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bosnje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Millan Gjokiç dhe Bratisllav Trisiç u dënuan me nga tre vjet burgim, ndërkaq Zoran Tanasiç, Zharko Millanoviç dhe Mlladen Krajsnik, me nga dy vjet burgim.

Ata u gjetën fajtorë për torturim të boshnjakëve në zonën Bielina në verilindje të Bosnjës nga prilli i vitit 1992 deri në fund të shtatorit të vitit 1994, mbi baza politike, kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare.

Të pandehurit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërkaq tre të pandehur të tjerë, Savo Mërsiç, Millivoje Çobiç dhe Millan Markoviq, u liruan nga të gjitha akuzat.

Gjokiç ishte komandant policie në Janja nga fundi i vitit 1992 deri në qershor të vitit 1993, dhe më vonë u bë zëvendëskomandant. Tanasiq, Millanoviç dhe Krajsnik, ishin zyrtarë policorë në Janja, ndërkaq Trisiç ishte zyrtar i Shërbimit Shtetëror Sekret.

Janja gjendet 10 kilometra në jug të Bielinës.

Gjyqi ndaj tyre kishte nisur më 2016, ku ishin përfshirë edhe tre të pandehur të tjerë, por dy prej tyre vdiqën gjatë kohës së gjykimit, ndërkaq autoritetet thanë se i pandehuri i tretë nuk ishte i aftë të dilte para gjyqit për shkak se ishte i sëmurë.

Në Bielina kishte ndodhur një masakër në fillim të prillit të vitit 1992 nga paramilitarët lokalë serbë dhe nga Garda serbe e Vullnetarëve, një grup paramilitar i udhëhequr nga Zhelko Raznatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Deri në 80 persona, shumica boshnjakë, por edhe serbë etnikë, të dyshuar si “kolaboracionistë”, u vranë gjatë masakrës.

Më shumë se 100.000 persona u vranë gjatë luftës në Bosnje, e cila përfundoi pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që ndau shtetin në administrata, gjerësisht të bazuara në linja etnike mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet avioni ushtarak në Greqi, vdesin dy pilotë

18:34 / September 5, 2026

Rusia sulmon aeroportet ukrainase

18:09 / September 5, 2026

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.