Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Kosovës të Lushnjës, pasi është dënuar për shpërdorim detyre, do t’i rikthehet sërish dyerve të Gjykatës.
Ish-ministri i Brendshëm, i ka dërguar sërish një kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit.
Këtë të hënë, Gjykata e Shkalles së Parë Elbasan do të mblidhet në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezentë edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale.
Gjyqtarja për kërkesën e Sajmir Tahirit është Pajtime Fetahu.
