Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli jep vendimin final për Luiz Ejllin

14:23 / May 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luiz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte, Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh.

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën.

Fituesi i ”BBAV2” ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier. Vepra penale për të cilën u dënua rezulton të jetë kryer pak muaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme, kur Luiz Ejllit i ishte hequr licenca si noter, por ai vazhdonte të mbante vulat. Më 2 tetor 2024 Gjykata e Fierit shpalli fajtor Luiz Ejllin duke e dënuar me 1 vit burg, ndërsa 18 muaj është dhënë dënim për Aburramanin.

Nuk ka munguar as reagimi nga vetë Ejlli. Në një postim në Instastory, ndër të tjera ai thotë se ”Kishte njerëz që qeshnin për vendimin e dënimit tim. Fjala pafajësi nuk është vetëm një vendim, por është dinjitet”.

Apeli Burg dënim luiz ejlli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

12:44 / July 15, 2026

Vrau gruan me armë gjahu për motive xhelozie/ Gjykata e Shkodrës lë në burg pa afat 64-vjeçarin

10:50 / July 13, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.