Përfundon faza e parë e verifikimit të vërtetësisë së dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët për Gjykatën e Lartë.
Mësohet se janë verifikuar 22 kandidatët garues nga Inspektorati i Pasurisë (ILDKPKI), Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), si dhe nga Prokuroria e Përgjithshme.
Pas zyrtarizimit të kandidatëve, raportohet se vetëm 3 prej tyre do të garojnë në Gjykatën e Lartë.
Faza e dytë e hetimit, pritet të përfundojë më datë 5 Shtator, ku ILDKPKI, DSIK dhe Prokuroria e Përgjithshme do t’i argumentojnë me shkrim KLGJ-së gjetjet për çdo kandidat.
22 kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë:
Sergjio Mazreku
Ndue Pjetra
Ergys Meta
Jetmira Rragami
Aldona Sulaj
Jordan Daci
Lindita Troja
Alma Loci
Hermina Albunesa
Rezarta Melo
Agron Malaj
Ervin Pupe
Theodhori Sollaku
Irena Nino
Vjosa Bodo
Shaqir Hasanaj
Kestrin Katro
Sokol Sadushaj
Ilir Panda
Ardita Buna
Anton Lleshaj
Altin Binaj
Vijon…