Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjykata e Lartë shqyrton ndryshimin e praktikës për masën arrest në burg/ Prokurori: Masat alternative shpesh janë të pazbatueshme, si do ta zbatojmë në realitet?

11:35 / April 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0881
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë ka nisur procedurën për rishikimin e praktikës gjyqësore për aplikimin e masës së sigurisë arrest me burg dhe kohëzgjatjen e tij.

Prej orës 09:30, Kolegjet e Bashkuara janë mbledhur për ndryshimin e praktikës së njësuar të deritanishme për masat e sigurisë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur diskutimet brenda sallës. Gjykata kërkoi nga prokurori, Arqile Koça të shpjegojë arsyet për ndryshimin e praktikës. Prokurori argumentoi se masat alternative shpesh janë të pazbatueshme dhe theksoi se barra e provës duhet t’i takojë prokurorit, ndërsa gjykata duhet të shqyrtojë interesin publik dhe të drejtat e njeriut.

Pjesë nga diskutimet në mbledhje

Gjykata e lartë pyet prokurorin: Pse duhet ndryshuar praktika?

Prokurori: Më e qarta është rekursi i prokurorit të apelit. Ka një kuptim të ndryshëm në lidhje me atë që quhet praktikë e Gjykatës së Lartë. Se si qëndron raporti për praktikën gjyqësore, unë nuk kam qëndrimin qe duhet të sqarohet. Marrim parasysh qëllimet e asaj që duam të arrijmë dhe qëllimet janë pozitive, për përmasimin e legjislacionit.

Gjykata e Lartë: Atëherë nëse pranojmë parimin qe barra e provës i takon pakurorit në raport me caktimin e masës së kërkuar, pse ka detyrim gjykata të shqyrtojë përshtatshmërinë e masave të tjera.

Prokurori: Problemi është tek harmonizimi, kemi problem mos kalohet tek ekstremi tjetër se ne mbrojmë interesin publik, jam i interesuar për të drejtave njeriut por në fund të fundit mbrojmë interesin publik

Prokurori: Masat alternative në realitetin shqiptar shpesh bëhen të pazbatueshme. Mjaftohet me faktin jo më burg të dalë jashtë: Ok të dalë po si do ta zbatojmë masën alternative?

Burg Gjykata e Lartë masën ndryshimin praktikës shqyrton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.