Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK: Rihetoni 3 gjyqtarët që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin

15:34 / January 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
500acf44 28e0 4483 83de f82e0da7064f 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendos të mos pranojë kërkesën e Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjes e 4 policëve në Durrës.

Gjyqtarja Miljana Muca i kërkoi SPAK të rihetojë tre gjyqtarët e Apelit që i pranuan gjykimin e shkurtuar Dritan Dajtit.

Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, dhe shpërdorim të detyrës.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij. Por me vendimin e Apelit të tre gjyqtarëve që i pranuan gjykimin e shkurtuar, rrjedhimisht e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm dhe dënimi u ul në 25 vjet heqje lirie.

Tre gjyqtarëve të Apelit që shpëtuan Dajtin nga dënimi përjetë iu kontrollua banesat në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake. Çështja për fishekët e gjetur në banesë është transferuar në Prokurorinë e Tiranës, ku rezulton se ai kishte një armë me leje që e ka dorëzur, por nuk kishte dorëzuar fishekët.

Gjatë marrjes në pyetje, tre gjyqtarët kanë mohuar që të jenë përfshirë ne veprimtari kriminale. Ata kanë shtuar se vendimi është marrë në zbatim të ligjit dhe se nuk kanë marrë asnjë kërcënim.

dritan dajti Gjykata spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.