Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e Becchetit ndaj Shqipërisë për frekuencat digjitale

13:28 / June 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20210402200937 art
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi në 10 maj të cilësonte si të papranueshme një padi të kompanisë AGONSET të biznesmenit italian Francesco Becchetti kundër Shqipërisë.

Agonset paditi në vitin 2015 Shqipërinë për diskriminim dhe shkelje të lirisë së shprehjes, për shkak se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk e ftoi në garën për ndarjen e frekuencave të transmetimit dixhital, ku u thirrën vetëm kompanitë me licenca kombëtare transmetimi.

Të njëjtës padi kompania i bashkëngjiti në vitin 2016 ankimin për sekuestrimin e saj, pas akuzave penale ndaj Becchettit dhe personave të tjerë të lidhur me të.

Në arsyetim gjykata shprehet se padia nuk ishte e pranueshme për shkak se kompania nuk kishte shfrytëzuar ankimin në gjykatat shqiptare. Gjykata ka rrëzuar edhe pretendimin e kompanisë se ndjekja e rrugës ligjore në Shqipëri ishte e kotë, duke arsyetuar se vetëm ky dyshim “nuk ishte iarsye e vlefshme” për të mos i ezauruar këto mundësi.

Në vendimin e shkurtër thuhet se gjykata nuk e kishte marrë në konsideratë ankimin kundër sekuestrimit, pasi ai nuk ishte bërë në formën e duhur.

Biznesmeni italian Francesco Beccheti, i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 u dënua në Gjykatën e Tiranës në shkurt të këtij viti për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, krijimit të skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe falsifikimit me 17 vite burgim. Bashkë me të u dënuan edhe ortakë dhe bashkëpunëtorë të tij. Çështja është ankuar në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë Becchetti dhe kompanitë e tij kanë fituar rreth 108 milion euro në dëmshpërblime në gjykata të arbitrazhit. /BIRN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.