Gjykata e Lartë e Xhorxhias në SHBA ka rivendosur ndalimin aborteve pas afërsisht gjashtë javësh shtatzënie, teksa në një urdhër prej një faqeje, gjykata vendosi mbi një vendim të gjykatës më të ulët që e anulon ndalimin në pritje.
Klinikat që ofronin abortin të cilat kishin rifilluar kryerjen e proçedurës gjashtë javë pas vendimit të gjykatës më të ulët tanimë janë detyruar të ndalojnë veprimtarinë e tyre përsëri.
Amy Kennedy, nënkryetare për punët e jashtme të Planned Parenthood Southeast, tha: Është e pandërgjegjshme që Gjykata e Lartë e Xhorxhias ka zgjedhur t’u mohojë grave shtatzëna aftësinë për të vendosur se çfarë është më e mira për jetën dhe të ardhmen e tyre.