Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata greke dënon mësuesin shqiptar për ngacmim seksual të një avokateje

21:02 / August 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqia kriza1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata në Selanik ka dënuar me kusht, me tre muaj heqje lirie, një burrë shqiptar i cili u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një grua në moshë të re.

Ngjarja supozohet të ketë ndodhur më 23 korrik, kurse dje u dha dënimi për të pandehurin, i cili nuk e pranoi akuzën.

Sipas padisë penale, 30-vjeçarja greke me profesion avokate gjendej në autobusin e linjës 19 të Selanikut ndërsa kryhej itinerari nga stacioni i ri i trenit në Kordelio. I ulur pranë saj ndodhej 67-vjeçari shqiptar, me profesion mësues.

“Qëndronte pranë meje dhe kishte një çantë mbi këmbët e tij. Ngadalë nisi të lëvizë dorën afër meje. Fillimisht po e shihja dhe me vete po thoja se nuk mund të ndodhë kjo. Dy a tri herë e shtyva me bërryl. Herën e katërt, vuri dorën mbi kofshën time të djathtë. Nisa të bërtas dhe i thashë shoferit të bllokojë dyert e autobusit”, përshkroi 30-vjeçarja, versionin e saj të ngjarjes.

Burri 67-vjeçar nga Shqipëria e mohoi akuzën. Ai tha se ditët e fundit kishte kryer një ndërhyrje në kataraktin e syrit dhe po dërgonte dokumentet shëndetësore në fabrikën ku punonte.

“Po përpiqesha të merrja ilaçin për ta hedhur në sy. Mundet që gabimisht të kem vënë dorën në këmbën e saj. Është vajzë e re dhe është turp për mua të ndodhë një gjë e tillë. Jam burrë i martuar, nuk bëj gjëra të tilla. Ndjesë”, u shpreh ai në sallën e gjyqit.

Në përfundim, gjykata vendosi ta konsiderojë fajtor 67-vjeçarin duke e dënuar me tre muaj heqje lirie me kusht që gjatë tri viteve të ardhshme të mos konsumojë asnjë vepër penale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026

Sulmet ruse me dronë godasin pikat e karburantit në Ukrainë, qindra objekte të dëmtuara

11:59 / August 26, 2026

Avioni që dyshohet se transportonte drejtorin e CIA-s largohet nga Moska, çfarë thonë burimet ndërkombëtare

11:28 / August 26, 2026

Administrata Trump shtrëngon kontrollet, SHBA pezullon vizat imigruese në mbarë botën

10:54 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.