Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2.6 vite burg ish-shefen e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe 7 vit burg për sanitaren e saj Rozeta Dobi, në banesën e së cilës u gjetën 500 mijë euro të fshehura në oxhak. 5 vite burg u dha për Havier Dobin
Përfundimisht me aplikimin e gjykimit të shkurtuar Klosi do të kryejë 20 muaj burg, Rozeta Dobi do të kryejë 4 vite e 8 muaj burg ndërsa Havier Dobi do të dënohet me 3 vite e 4 muaj burg.
Ngjarja u zbulua në janar 2023 duke çuar në arrestimin e sanitares Dobi, djalit të saj Havier dhe më pas vetë ish zyrtares Alda Klosi.
Në seancën gjyqësore që u mbajt në gjykatën e Tiranës Rozeta Dobi shprehu pendesë për atë që ka ndodhur.
“Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershme jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”
