Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e pronave pas padisë për skemën e kompensimit financiar

16:33 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kushtetuesja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria mund të detyrohet që të rishikojë sërish ligjin për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të tyre. Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e këtij ligji, vetëm një viti pasi ai u ndryshua sipas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut.

Vendimi për pezullimin e këtij ligji është marrë nga kushtetuesja pas padisë së ngritur nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

KMSH kërkon në padi shfuqizimin e disa neneve të ligjit të ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, si dhe të një serie vendimesh të këshillit të ministrave, që janë nxjerrë para dhe pas këtyre ndryshimeve në zbatim të këtij ligji.

Një prej neneve që kërkohet të shfuqizohet është ai që përcakton metodologjinë e përllogaritjes së kompensimit financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral. Ligji parashikon që për pronat për të cilat kompensimi financiar është dhënë me vendim të formës së prerë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të vitit të kaluar nuk do të jenë subjekt rishikimi.

Kundërshtohet gjithashtu edhe neni që përcakton se vendimet përfundimtare, që kanë të njohur vetëm të drejtën e kompensimit, vlerësohen financiarisht sipas zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit. E thënë më thjesht, nëse një pronë e caktuar në momentin e shpronësimit ka qenë arë dhe aktualisht është truall, do të kompensohet financiarisht si arë.

Ndryshimet e vitit të kaluar në ligj adresuan një vendim e Gjykatës së Strasburgut në çështjen “Beshiri dhe të tjerët kundër Shqipërisë”. Vendimi shpalli të papranueshme skemën e re të qeverisë me ligjin e 2015-ës për trajtimin dhe kompensimin e pronës.

Strasburgu kundërshtoi po metodologjinë e përllogaritjes së kompensimit financiar, duke e detyruar Qeverinë që në çdo rast, ajo të ishte mbi 10 për qind e vlerës së pronës së kompensuar.

kompensimit financiar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026

Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve 

12:56 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.