Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjykata Kushtetuese rihap procesin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj

11:54 / February 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8124
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rihapë procesin të dënuarin mbi vrasjen e Komisarit të Policisë, Dritan Lamaj.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se vendimi është marrë në datë 17 shkurt dhe urdhëron rihapjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, duke shfuqizur vendimin e mëparshëm të vitit 2018 të të njëjtës gjykatë.

Sjellim ndërmend se kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua më 14 plumba në 24 shkurt 2013. Për këtë vrasje u arrestua biznesmeni A.B, i cili fillimisht u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 3 prill të vitit 2015.

Por pasi çështja kaloi në Apel, ai u dënua me burgim të përjetshëm më 29 qershor 2015, pak ditë pasi ai qe larguar nga Shqipëria. Rasti ishte shumë i bujshëm.

Beteja në institucionet e drejtësisë ka vazhduar për vite me radhe, me nënën e të ndjerit, e cila është shprehur se do të shkojë deri në Hagë për të kërkuar drejtësinë nëse shteti shqiptar nuk ia garanton një gjë të tillë.

A.B kishte kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Po ashtu kishte kërkuar edhe kthim të çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente duke urdhëruar rigjykimin me tjetër trup gjykues.

Dritan lamaj Gjykata kushtetues procesun rihap
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.