Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Llagamit

14:52 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1760449677 nauredallagami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykatës së Lartë më 30 shtator për emërimin e Asim Vokshit si anëtar i Kushtetueses, si dhe shfuqizimin e vendimit të gjykatës Administrative për këtë çështje të marrë më 13 tetor.

Llagami mori 9 vota, pra 3/5 e numrit që i duhej për t’u shpallur fituese, por një u cilësua si e pavlefshme pasi kishte dy shenja. Automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh Asim Vokshi, pasi ishte renditur i pari në vlerësimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga ana e saj Llagami kërkoi në Gjykatën Kushtetuese edhe pezullimin e emërimit të Vokshit si anëtar i Kushtetueses, por u rrëzua. Llagami në fillim iu drejtua Gjykatës Administrative por kërkesa iu rrëzua me pretendimin se është jashtë juridiksionit të saj.

Kushtetuesja sipas kërkesës së Llagamit, do të shprehet nëse çështja do të kthehet në Gjykatën Administrative, apo nëse është në juridiksionin e saj, të vendosë për pezullimin ose jo të procedurës së votimit nga Gjykata e Lartë për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses.

Gjykata e Lartë reagoi duke thënë se procesi i votimit ishte zhvilluar sipas rregullave të përcaktuara. Ajo citonte nenin 12 pika 6 të Rregullores që “ndalon çdo shënim tjetër në fletën e votimit, përveç shenjës së përcaktuar”, si dhe nenin 13 pika “b” që përcakton pavlefshmërinë e votës, “kur në fletë janë bërë shënime në favor ose në disfavor të kandidatëve”.

Gjykata Kushtetuese Naureda Llagami
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.