Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjykata liron nga burgu biznesmenin e arrestuar bashkë me Vangjush Dakon

18:16 / December 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1686221061 dako 9xZZ zkT2O transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë nga qelia e burgut biznesminin Fiqiri Farruku, i arrestuar në muajin qershor në kuadër të dosjes së ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ndaj tij, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest në shtëpi”, pas kërkesës së bërë nga vetë biznesmeni. Biznesmeni Fiqiqi Farruku akuzohet për veprën penale “falsifikim dokumentesh”, pasi kompania e tij “FAKLE SH.P.K” ndërtoi pallatin 11 katësh, për të cilin u fut në burg dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

NJOFTIMI PËR MEDIAT

1. Personi nën hetim F.F, më datë 30.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani,bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 479, datë 04.12.2023, vendosi:

  • Pranimin e kërkesës të paraqitur nga i pandehuri F.F.
  • Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të pandehurit F.F me vendimet Nr. 57, datë 06.06.2023 dhe Nr. 61 datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
  • Detyrohet i pandehuri F.Ftë mos largohet nga banesa e tij me adresë: Rr. “*****”, Lagjia Nr. *, Pallati Nr. ****, Kati i **, *****.
  • Detyrimin e të pandehuritF.F,të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
  • Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetimF.F.
  • Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit F.F, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  • Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Fiqiri Farruku VANGJUSH DAKO
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026

Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997

21:19 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.