Janë disa sanksione që po godasin radhazi Roman Abramovich. U mendua se Britania ka goditur më fort nga të gjithë manjatin rus me sanksione por ja që sot pas Francës që ndërmori disa vendime ndaj tij, vjen një tjetër edhe më e madhe.
Gjykata Mbretërore në Jersey, një vend ku lulëzon “parajsa fiskale” pa taksime ka vendosur një urdhër formal për të ngrirë një pasuri marramëndese që lidhet me Abramovich prej 7 miliardë dollarë.
Kjo shumë është gjysma e pasurisë së Abramovich e cila është publikuar së fundmi nga Forbes dhe organizata të tjera financiare lidhur me të ardhurat personale të ish pronarit të Chelseat.
Ishte policia britanike që duket se kishte rënë në gjurmë të pasurive të fshehura në këto parajsa fiskale dhe ka njoftuar gjykatën e ishullit Jersey, që vetëqeveriset nën Kurorën Britanike në Ishujt Channel.
Kjo është një nga goditjet më të rënda që i bëhet Abramovich i cili zyrtarisht ka qenë dhe negociator mes palëve në konflikt për të arritur në marrëveshje paqeje.