Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata regjistroi statutin e Berishës! Spaho dhe Gështenja zbulojnë ku bashkohen dhe ku ndahen palët në PD

11:03 / March 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BERISHA BASHA GAZ BARDHI ENKELEJD ALIBEAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tensionet në Partinë Demokratike u rikthyen sërish ditën e djeshme pas vendimit të Gjykatës Civile të Tiranës për të regjistruar ndryshimet kushtetuese të miratuara në Kuvendin e datës 11 Dhjetor të organizuar nga grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kështu sipas këtij vendimi, PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit ndërsa ndryshon vula dhe logo. Drejtuesit e PD, duke nisur nga kreu i Komanduar Enkelejd Alibeaj dhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dolën kundër me një ankimim ndaj këtij vendimi ndërsa gjyqtarin e çështjes e konsiderojnë në konflikt interesi.

Deputeti Edmond Spaho, pjesë e Komisionit të Rithemelimit u shpreh në RTSH se vendimi i djeshëm sqaroi njëherë e mirë se kush e drejton PD, por thekson se kjo duhet të jetë një ditë që duhet të na orientojë drejt bashkimit.
“Mendoj që është një ditë e rëndësishme sepse u sqarua se kush e drejton PD. Komisioni i Rithemelimit u konsiderua nga gjykata si i vetmi organ që mund të drejtojë partinë deri më 30 Prill. U kthyen simbolet, u kthye godina. U njoh vula. Në aspektin politik mendoj që është një ditë që duhet të na orientojë drejt bashkimit. Mendoj që në mënyrë konstruktive, me debat brenda grupit parlamentar”, shprehet Spaho.
Ai dha detaje nga diskutimet në selinë e PD me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin. “Zoti Alibeaj ka pasur një bisedë paraprakisht me ne si deputetë dhe pastaj me zotin Berisha. Janë shkëmbyer pikëpamje për çështje që ne ndahemi. Shqetësimi ka qenë si të arrijmë në një bashkim efektiv jo formal. Nesër do të jemi edhe një hap përpara sepse që nga 6 Marsi kemi biseduar me njëri tjetrin. Atyre që u bie kjo peshë janë deputetët. Po synohet një mbledhje grupi për të adresuar problematikat”, u shpreh ai.
Gjithsesi Spaho i mëshon qëndrimit se nuk mund të shkohet në tryezën e bisedimeve duke vendosur kushte për përjashtime. “Nuk mund të ulesh në bisedime me kushte dhe përjashtime. I vetmi kusht është vota e lirë. Berisha u përjashtua në mënyrë të jashtëligjshme. Shumica në PD mbështeti Sali Berishën. Anëtarësia e PD në 11 Dhjetor mbështeti zotin Berisha”.
Edhe deputeti Lefter Gështenja mbështet qëndrimin se palët duhet të ulen në bisedime duke parë një tjetrin në sy për të shkuar drejt një bashkimi real dhe jo formal.
“Pas datës 6 Mars kemi komunikuar dhe kemi vetëm një objektiv, bashkimin e demokratëve. Grupi parlamentar duhet të ulet në tavolinë të rrumbullakët dhe duhet të shohim njëri tjetrin në sy. Hapi i parë duhet të jetë që të bashkojmë demokratët. Dhe hapi i dytë është të bashkohen aleatët opozitarë për të rrëzuar Edi Ramën. Nuk flitet për bashkim teknik por real. Nëse ulemi në tavolinë dhe secili tërheq sa më shumë nga vetja e tij atëherë jemi duke e shkatërruar Partinë Demokratike. PD ka nevojë për çdo anëtar. Nuk flas dot për palë në PD. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, thotë Gështenja.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.