Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata rrëzoi planin e Braverman dhe Sunak/ Qeveria britanike do të apelojë vendimin që shpall të paligjshëm planin për largimin e azilkërkuesve

22:06 / June 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sunak Braverman
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë në Britani vendosi sot se plani i qeverisë për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë është i paligjshëm, duke i dhënë kështu një goditje planeve të administratës konservatore për të ndalur emigracionin nëpërmjet korridorit të rrezikshëm, Kanalit të La Manshit.

Në një vendim të marrë me shumicë, trupa gjykuese e përbërë nga tre gjykatës deklaroi se Ruanda nuk mund të konsiderohet “një vend i tretë i sigurt”, për dërgimin e emigrantëve nga vende të ndryshme, raporton Zëri i Amerikës.

Sidoqoftë, gjykatësit thanë se politika për dëbimin e azilkërkuesve drejt një vendi tjetër nuk është e paligjshme në vetvete dhe qeveria nga ana tjetër njoftoi se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë britanike. Ajo ka afat deri në 6 korrik për të paraqitur kërkesën.

Kryeministri Rishi Sunak tha se e respekton vendimin e gjykatës, por është thellësisht jo dakord me konkluzionet e saj.

Zoti Sunak është zotuar “të ndalë varkat”, një referencë ndaj mjeteve lundruese të mbingarkuara me imigrantë që vijnë nga Franca veriore me shpresën që të jetojnë në Britani. Mbi 45 persona mbërritën në Britani duke kaluar Kanalin e La Manshit gjatë vitit 2022. Disa prej tyre humbën jetën gjatë udhëtimit.

Qeveria britanike dhe qeveria e Ruandës ranë dakord mbi një vit më parë që disa prej emigrantëve që mbërrijnë fshehurazi në Britani apo me varka, të dërgohen në Ruandë, ku do të përpunohen kërkesat e tyre për azil. Atyre që u jepet azil do të qëndrojnë në këtë vend të Afrikës Lindore dhe jo në Britani.

Qeveria britanike thotë se kjo politikë do të prishë modelin e biznesit të rrjeteve kriminale që marrin emigrantët në këtë udhëtim të rrezikshëm përmes një ndër zonave më të ngarkuara detare të transportit të mallrave.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se është amorale dhe çnjerëzore të dërgohen njerëzit mbi 6,400 kilometra larg, në një vend ku nuk dëshirojnë të jetojnë dhe thonë se shumica e emigrantëve që kalojnë La Manshin janë njerëz të dëshpëruar që nuk kanë ndonjë mënyrë të autorizuar për të ardhur në Britani. Organizatat gjithashtu përmendin historikun jo të mirë të Ruandës me të drejtat e njeriut, përfshirë akuzat për torturim dhe vrasje të kundërshtarëve të qeverisë.

Gjykata e Lartë e Britanisë vendosi në dhjetor se politika është e ligjshme dhe se nuk shkel detyrimet e Britanisë sipas Konventës së OKB-së për Refugjatët apo marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.

Por gjykata lejoi një grup nga paditësit, ndër të cilët azilkërkues nga Iraku, Irani dhe Siria që përballen me dëbim sipas planit të qeverisë, ta sfidojnë ligjërisht vendimin, nëse plani është “sistematikisht i padrejtë” dhe nëse azilkërkuesit do të ishin të sigurtë apo jo në Ruandë.

Në një fitore të pjesshme për qeverinë, gjykata e apelit vendosi të enjten se detyrimet ndërkombëtare të Britanisë nuk përjashtonin largimin e azilkërkuesve në një vend të tretë të sigurt.

Por dy nga tre gjykatësit vendosën se Ruanda nuk ishte e sigurt, sepse sistemi i saj i azilit kishte “mangësi serioze”. Ata thanë se azilkërkuesit “do të përballeshin me rrezikun real të kthimit në vendet e tyre të origjinës”, ku mund të keqtrajtoheshin.

angli Braverman Gjykata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.