Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata rrëzon kërkesën për të regjistruar fëmijët e tyre, ja vendimi i dy aktivisteve shqiptare të komunitetit LGBT

18:03 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 63a485d044504
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative, duke u mohuar të drejtën dy grave shqiptare të regjistrojnë fëmijët në Gjendjen Civile, duke u identifikuar në çertifikatën e lindjes si dy nëna. 

Dy paditëset janë Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të cilat kanë kërkuar të njihen si prindër të dy vajzave binjake të sjella në jetë nga njëra prej tyre.

Ahmetaj dhe Mara janë aktiviste të komunitetit LGBT dhe bashkëjetojnë prej vitesh me njëra tjetrën.

Aktualisht Shqipëria nuk i njeh martesat mes personave të së njëjtës gjini dhe nuk ekziston një mekanizëm ligjor për të regjistruar fëmijë të këtyre çifteve.

Beteja ligjore e tyre pritet të përfundojë në Strasburg, në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjendja civile kërkoi nga gratë që të regjistorinin vajzat nën emrin e Edlirës, duke u shprehur se ligji shqiptar nuk e njihte situatën faktike të familjes së tyre. Shkresën e Gjendjes Civile ato e paditën në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë Tiranë, e cila më 1 prill 2022 i dha të drejtë Gjendjes Civile, duke lënë në fuqi urdhërin e saj për regjistrimin e vajzave nën emrin e njërës prej dy nënave që po i rrisin.

Këtë vendim ato e ankimuan në Gjykatën Administrative të Apelit. Pala paditëse janë dy nënat dhe dy vajzat. Më 2 dhjetor të këtij viti një kolegj i përbërë nga Ardian Dvorani, Enkelejda Metaliaj dhe Sokol Ibi vendosi të mbajë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë

Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara kanë vendosur që këtë betejë ta çojnë përpara deri në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut që ka sanksionuar të drejtën e çdo njeriu për të patur jetë familjare të njohur e të mbrojtur nga ligji, edhe nëse e drejta për jetë familjare ushtrohet jashtë konceptit tradicional të familjes e brenda konceptit më gjithpërfshirës të bashkëjetesës civile.”, thuhet në njoftimin e organizatës Pro LGBT.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ukraina në alarm para dimrit, NATO premton mbrojtje ajrore urgjente pas sulmeve me raketa ruse

11:04 / August 6, 2026

Krijimi i institucioneve të reja Kosovës, nis seanca konstituive e Kuvendit

10:33 / August 6, 2026

Situata me zjarret/ Mbrojtja Civile: Janë raportuar 28 vatra zjarri, 5 mbeten aktive

10:26 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.