Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump-it për trasgjinorët

17:56 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trans
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lejuar presidentin Donald Trump të zbatojë politikën e tij të ndalimit të transgjinorëve nga shërbimi ushtarak. Gjykata votoi me 5 vota pro dhe 4 kundër, për t’i dhënë “dritën jeshile” kërkesës së administratës “Trump” që të hiqte urdhrat bllokues ndaj politikës së tij teksa sfidat ligjore vijojnë në gjykatat më të ulëta.

Të katër gjykatësit liberalë të Supremes votuan kundër në këtë vendim, por shumica konservatore triumfoi. Politika në fjalë e shefit të Shtëpisë së Bardhë ndalon “personat transgjinorë, që kërkojnë apo i janë nënshtruar ndryshimit të gjinisë” nga të shërbyerit në ushtri.

Presidenti e njoftoi në Twitter gjatë vitit 2017, faktin që vendi i drejtuar prej tij “nuk do të pranojë apo lejojë më” amerikanët transgjinorë që të shërbejnë në ushtri, duke cituar “kostot e jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarjen” si arsye.

Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis e ripërkufizoi politikën duke e limituar atë vetëm për individët transgjinorë me një histori disforie (parehatie) gjinore, apo kur seksi biologjik i individit dhe identiteti nuk përputheshin. Ai tha se politika e re do të bënte përjashtime për disa qindra persona transgjinorë, të cilët ose shërbejnë aktualisht, ose dëshirojnë të shërbejnë “në seksin e tyre biologjik”.

Aktualisht numërohen rreth 8.980 trupa transgjinorë në detyrë, sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes, të analizuara nga një organizatë jofitimprurëse e politikave publike, “Palm Center”.

trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

15:16 / October 20, 2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit/ Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

14:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.