Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykata Supreme ndalon partinë neonaziste të marrë pjesë në zgjedhjet e e 21 majit në Greqi

21:53 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tri javë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi, Gjykata e Lartë e vendit ka vendosur të ndalojë partinë e ekstremit të djathtë “Grekët” që të marrë pjesë në to, duke mbështetur ndryshimet ligjore të miratuara nga ligjvënësit.

Amendamentet e miratuara nga Parlamenti në shkurt kanë nxjerrë tashmë jashtë garës politike 14 nga 50 parti dhe koalicione politike që kishin paraqitur kërkesën e tyre për të kandiduar në zgjedhje, midis tyre edhe partinë e numrit 2 të neonazistëve të Agimi i Artë, Ilias Kasidhiaris, pasi ligji parashikon ndalimin e atyre forcave që udhëhiqen nga politikanë të dënuar për vepra të rënda ose atyre që nuk respektojnë kushtetutën demokratike të vendit.

Ish-deputeti Ilias Kasidiaris, i dënuar me 13 vjet me heqje lirie  bashkë me gjithë udhëheqjen e neonazistëve të Agimit të Artë, ka krijuar edhe pse në burg prej vitit 2020, partinë e re Grekët, duke bërë edhe fushatë elektorale nëpërmjet mediave sociale. Në një deklaratë të lexuar nga avokatja e tij, lideri neonazist pohon se do t’i drejtohet për apelim gjykatave europiane.

“Sot qeveria demokratike u rrëzua përfundimisht dhe gjysmë milion grekëve u hiqet e drejta elektorale për të votuar për partinë e zgjedhur prej tyre. Partia Kombëtare ‘Grekët’ u vu në shënjestër ilegalisht sepse është partia më e ndershme në skenën e brendshme politike”, u shpreh avokatja Ilias Kasidhiarias, Vaso Pantazi.

Vendimi i Gjykatës së Lartë mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, pasi në parlament mund të hyjnë më pak parti dhe forca politike fituese, pas votimit me sistemin proporcional të thjeshtë, ka gjasa ta ketë më të lehtë të formojë qeveri koalicioni. Gjithashtu interes të madh ka fakti se ku do të shkojnë votat e mbështetësve të neonazistit Kasidhiaris.

Gjithsesi, bën përshtypje fakti se një tjetër parti e krijuar së fundmi ,që gjen mbështetjen e këtij elektorati ultra të djathtë, me lider një ish gjykatës dhe bashkideator të Kasidhiaris, ka marrë të drejtën për të kandiduar në zgjedhjet e 21 majit.

gjykata supreme greket Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.