Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykata vendos sot fatin e zgjedhjeve në Himarë, ndërsa Beleri kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit Begaj

11:40 / July 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7845
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Administrative vendos sot për fatin e zgjedhjeve në Himarë.

Fredi Beleri ndërkohë kërkon shfuqizimin e dekretit te Presidentit Bajram Begaj i cili caktoi 4 gushtit si datën e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.

Klodjana Gjyzari përfaqësuesja ligjore  e PBDNJ  dhe e ish-kryebashkiakut Fredi Beleri e bazoi mbrojtjen e saj në nxitimin e Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve pa pritur përfundimin e procedurës se ankimimit te Fredi Belerit.

Avokatja akuzoi kreun e shtetit se ka mbajtur anë politike pasi dekreti presidencial duhet të shpallej pas 5 gushtit, datë kur përfundonte afati për ankimin e Fredi Belerit në gjykatë.

Gjyzari: Presidenti nuk duhet të anojë nga partitë politike, ky dekret e ka reduktuar rolin e tij në numërues datash. Ka vepruar tej parashikimeve të Kushtetutës, dekreti i tij duhet të shfuqizohet si i paligjshëm.

Përfaqësuesja e Presidentit: Padia ka të meta thelbësore të objektit dhe legjitimitetit procedurial.

Dekreti ka dalë pasi është shpallur vakanca. Presidenti i Republikës është vënë në lëvizje pasi është shpallur pavlefshmëria e mandatit në bazë të ligjit të dekriminamizimit

Nuk është akt që ka dalë drejtpërdrejtë për paditësin, lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet dhe palët e tjera politike që tashmë janë regjistruar, madje edhe PBDNJ me vendim të KQZ, thënë këtë pretendimi bie vetëm nga aktet e ndërmarra.

Më 5 korrik, Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ vendosi heqjen e mandatit të Blerit si kryebashkiak i Himarës. Beleri është arrestuar më 12 maj 2023, 2 ditë para zgjedhjeve në Himarë, dhe aktualisht vuan dënimin me burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.