Agron Malaj, kandidati fitues i zgjedhjeve të 30 qershorit për bashkinë e Matit tashmë ka marrë mandatin nga Gjykata.
Me një vendim të Gjykatës së këtij rrethi vërtetohet vlefshmëria e mandatit të Malajt, të shpallur më 1 korrik 2019, me vendim të KZAZ nr 16, qarku Dibër, në zgjedhjet e 30 qershorit.
Vendimi i gjykatës përbën titull ekzekutiv, dhe është i formës së prerë. Malaj fitoi në një zonë që aktualisht ka një kryebashkiak të djathtë. Tashmë me vendimin e gjykatës, ashtu si të gjithë kryebashkiakët në vend, Malaj merr në mënyrë të ligjshme mandatin e kryebashkiakut të Matit.