Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gjykatësit i shkojnë mbrapa prokurorëve si delja dashit” Rama: 21 Janari ishte një nga burimet për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, por…

10:25 / January 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6732
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ceremoni për homazhet e 21 Janarit.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, duke thënë se 21 Janari ishte një nga burimet për ta çuar përpara atë reformë.

“Sot burgjet e Shqipërisë mbajnë më shumë të paraburgosur të plasur në qeli pa gjyq se njerëz të dënuar me vendim gjykatës së formës së prerë. Një pjesë e madhe të paraburgosurve janë viktima të karshillëkut të hatashëm ndaj lirive të të drejtave të njeriut nga ana e prokurorëve të një niveli dhe gjykatësve që shpesh i vejnë nga mbrapa prokurorëve si delja dashit për çore. Një panoramë e trishtë e një drejtësie të dhunuar, ku 21 Janari është ana tjetër e medaljes. Me përgjegjësit kryesor të tragjedisë që mezi u thirrën për t’u pyetur për herë të parë në muajt e fundit, pas thuajse 15 vitesh, se 15 vite bëhen sot.

Unë e kam ditur dhe e kam thënë në shumë kronika ose intervista, se 21 Janari, si një krim shtetërore, hyn te ajo kategori krimesh që na mëson se drejtësia vonon shumë, por ama nuk harron kurrë. Është shumë interesante historia e krimeve shtetërorë, sepse nuk rezulton asnjë krim shtetërore i pandëshkuar. Por nga ana tjetër, është shumë evidente në analet e asaj historie, se sa shumë vonon ndëshkimi për një krim shtetëror. Por ama edhe me orvatien për të gjetur ngushëllim te historia e botës demokratike ndaj krimeve shtetërore, nuk e kam menduar që Reforma në Drejtësi, që 21 Janari ka qenë një nga burimet e energjisë tonë për ta çuar përpara atë reformë. Dhe pastaj që institucionet private të drejtësisë nuk do të ngrinin asnjë akuzë të vërtetë për 21 Janarin, as pas 15 vjetësh nga vrasjet mizore në bulevardin kryesor të Shqipërisë.

Fatkeqësisht për vite me radhë, edhe vetë SPAK-u bëri sikur kjo çështje nuk ekziston. Pavarësisht se bëhet fjalë me kryeçështjen e çështjeve lidhur me abuzimet politike në Shqipëri, me të cilat SPAK-u merret drejtpërdrejtë, ndërkohë që kur i është dashur ka ngritur akuza pa u bërë as një vit lidhur me letra anonime. Apo ka shpenzuar energji për vite duke mbajtur peng punë me interes shtetëror dhe punonjës shteti, me çështje që janë aq të sforcuara, sa mund të shkruash romane satirike, jo vendime gjyqësore të formës së prerë fajësie”, tha Rama.

21 Janari Kryeministri Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.