Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjykatësja vendos pro kandidimit të Trump

08:21 / November 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4448787 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatëse në Kolorado i lejoi ish-Presidentit Donald Trump të vazhdojë kandidimin në zgjedhje në këtë shtet vitin e ardhshëm, duke refuzuar kështu një kërkesë për ta skualifikuar atë për shkak të veprimeve përpara 6 janarit 2021, kur Kapitoli u sulmua nga mbështetësit e tij.

Vendimi i dhënë nga Gjykatësja Sarah Wallace, që me siguri do të apelohet, është një fitore për zotin Trump, i cili po përballet me një seri sfidash kundër kandidimit të tij, bazuar tek një nen i Kushtetutës amerikane që ndalon marrjen e posteve federale nga persona që janë angazhuar në kryengritje apo rebelim.

Çështja në Kolorado ishte çelur nga një grup votuesish të ndihmuar nga organizata me seli në Uashington, “Qytetarët për përgjegjshmëri dhe etikë”. Kjo ishte padia e parë për të cilën merret vendim në gjyq dhe shërben si një test përpara se të shqyrtohen padi të tjera të ngjashme.

Avokatët e votuesve paditës u shprehën se ish-Presidenti Trump u angazhua në rebelim duke përhapur pretendime false për manipulim të gjerë zgjedhor, pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, si dhe duke thirrur mbështetësit në një tubim në Uashington dhe duke u bërë thirrje të marshonin drejt Kapitolit, ku Kongresi ishte mbledhur për të çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve.Mijëra mbështetës të zotit Trump hynë me forcë më pas në Kapitol, sulmuan policinë dhe detyruan ligjvënësit të largoheshin për të shpëtuar. Përpjekja për të ndalur çertifikimin e zgjedhjeve dështoi.

Avokatët e ish-Presidentit Trump thanë se ai nuk pati lidhje me grupet e së djathtës ekstreme që luajtën një rol kryesor në sulm dhe se deklaratat e tij përpara trazirave mbrohen nga e drejta e lirisë së shprehjes. Vendimi i dhënë vlen vetëm për zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane dhe zgjedhjet e përgjithshme në Kolorado. Sipas studiuesve të politikës, ky shtet konsiderohet se voton në favor të demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme.

Ky vendim është zmbrapsja më e fundit ndaj përpjekjeve për të skualifikuar zotin Trump nga kandidimi. Gjykatat në Minesota dhe Miçigan patën refuzuar heqjen e tij nga kandidimi në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane, por nuk patën dhënë vendim nëse mund të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Vendimi i gjykatëses në Kolorado mund të apelohet në gjykatën e lartë të këtij shteti dhe në vazhdim në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, ku shumica e gjykatësve janë konservatorë, 6 me 3, ndër ta tre të emëruar nga ish-Presidenti Trump. /VOA/

Donald Trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.