Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjylameti falënderon qytetarët: Në këtë garë nuk ka humbës, ka vetëm të fituar. PS, forca që i duhet vendit në këtë moment historik

13:58 / May 20, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
785ed0ca 2136 4130 9e3e bb1386e0c568
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Blerina Gjylameti, një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste, ka reaguar në përfundim të numërimit të zgjedhjeve të 11 majit. Përmes një statusi në rrjete sociale, Gjylameti e cila mori një numër të konsiderueshëm votash të qytetarëve në kryeqytet, thekson se çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.
Ajo shpreh bindjen se këtë garë nuk ka humbës, por vetëm fitues. Gjylameti falënderon familjen politike dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe përkrahjen.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, familjarë dhe mbështetës të mi në garën e 11 majit,
Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën.
Kudo që ishit — në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora — dua t’ju them faleminderit.
Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.
Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër.
Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane.
Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse.
11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari.
Faleminderit secilit prej jush.
Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.
Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.
Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.
Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për jetët tona.
Mirënjohëse.
Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik.
Zgjedhjet mbaruan.
Sovrani foli.
Politika për njerëzit vazhdon.

blerina gjylameti Forca humbes PS qytetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Saga e rinumërimit nis nesër, ku rrezikohen mandatet dhe fituesit?

09:30 / June 16, 2025

Ministeriali i SEECP në Tiranë/ Policia me plan masash, ja rrugët ku do të ketë kufizime

08:50 / June 16, 2025

Aksident në aksin rrugor Bilisht- Korçë, përplasen dy makina

17:24 / June 15, 2025

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit

15:55 / June 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.