Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjylameti: Programi i PD si ‘Liza në botën e çudirave’, kemi rritur rroga e pensione që nga 2013

23:09 / April 2, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
blerina gjylameti
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti deklaron se që nga viti 2013 reforma dhe skema e pensioneve dhe rrogave ka ardhur në progres rritës sikurse dhe ishte premtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ajo pohoi se bashkë me Bankën Botërore po shikohet skema e pensioneve, ndihmës sociale dhe rrogave.

“Pensionet dhe pagat kanë qenë prioriteti i PS-së që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet dhe në vijim, aktualisht edhe në programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Po finalizojmë punën e një grupi bashkë me Bankën Botërore, për rishikimin e skemës së pensioneve.

Por është një reformë që ka edhe pasoja për shkak të informalitetit që ka qenë ndër vite, por ndryshimi vihet re, por pasojat janë rezultat të atyre viteve për të cilat folëm, para dhe pas 2015.

Kemi sot pensionin social, kur dikur nuk ishte fare. Por ky është proces, ku u nis me formalizimin e tregut të punës dhe siguracionet e deklaruara apo kontributet, që sjell edhe rritjen e pensioneve në të ardhmen.

Pastaj flasim për dy bonuset, që përsëri janë të pamjaftueshme, ndaj edhe skema po rishikohet. Pensioni minimal është mbi 150 mijë lekë dhe parashikohet që në katër vite të shkojë të paktën 200 mijë lekë dhe deri në 2030 të paktën 400 euro.

Programi i PD-së është si ‘Liza në botën e çudirave’ dhe listë dëshirash, sepse s’mund të katërfishohet në 100 ditë ajo që është bërë deri tani. Si do realizohet, duke mos paguar borxhet, energjinë, ujin, si. Si do realizohet, duke mos paguar borxhet, energjinë, ujin, siç ishte edhe më parë”, tha Gjylameti.

blerina gjylameti pensionet programi PS rroga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Arlind Qori: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia. Rinumërimi të bëhet nga njerëz apolitikë

22:01 / June 12, 2025

Sula: PD po kacafyt kandidatët në listat e hapura për rezultatet e 11 majit, për të bërë pis fitoren e tyre

21:43 / June 12, 2025

Balluku takime në Patos dhe Roskovec: Bashkë me deputetët në turin e falënderimeve. Mirënjohje

20:49 / June 12, 2025

34 vite PS, Namik Dokle ndan foton e veçantë: Urimet e para i mora nga Ruçi dhe Braçe

19:58 / June 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.