Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

22:04 / April 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ARSEJDA GJYLI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në emisionin “Drejt”, analistja Arsejda Gjyli u shpreh se kandidatët për deputetë që u paraqiten qytetarëve duhet të përmbushin jo vetëm kriteret ligjore, por edhe standarde të larta morale dhe etike.

“Ne flasim për emra që i propozohen publikut, të cilët prezupozohet që kanë kaluar të gjitha kriteret paraprake të cilat vlerësohen jo vetëm nga partitë politike, por mbi të gjitha duhet të jenë kritere që përputhen me parimet jo vetëm të ligjshmërisë, por mbi të gjitha parimet morale, etike, intelektuale, të arsimimit, të formimit, të asaj që ata përfaqësojnë në vetvete dhe kjo ndoshta nuk mbështetet në asnjë ligj, por janë disa parime të pashkruara, ashtu siç është edhe Kushtetuta në Britani, e cila është e pashkruar por në vetvete është e legjitimiuar dhe respektohet, ndiqet dhe vlerësohet nga të gjithë qytetarët si e tillë, pa qenë nevoja për të qenë e legjitimuar në të shkruar sepse në fund të ditës të gjithë ata qytetarë, që mbajnë emrin qytetarë të UK, e dinë që kjo Kushtetutë është autoriteti më i lartë ligjor brenda një vendi.

Është e lidhur me kulturën, jo vetëm si nocion, por edhe kulturën e zbatueshmërisë, dhe moralit të pashkruar. Këto kandidatë që i propozohen publikut dhe shkojnë të afishuara në derën e publikut, prezupozohet që kanë kaluar filtrat ligjor, moral dhe etikë.

Prezupozohet që qytetarit i shkon një kandidaturë e denjë dhe në një farë mënyre ata të ndihen të përfaqësuar.

Qytetari votëbeson atë çka i i propozon”, u shpreh Gjyli.

analiste Arsejda Gjyli deputete propozim qytetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.