Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të koordinatorit juridik që merret me gjyqin e ngritur ndaj Gazment Bardhit në lidhje me akuzat të bëra ndaj vëllait të tij Olsi Rama.
Në mesazh thuhet se në seancën e sotme, avokatët e Bardhit kanë kërkuar që të mos merren parasysh vendimet e penales me pretekstin se ato që ka thënë ai dihen dhe thjesht i ka përsëritur.
Mes të tjerash, në mesazh theksohet se duke qenë se nuk kanë prova, ata tentojnë të shtyjnë seancat me fjalë boshe.
Postimi i kryeministrit:
Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:
“Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuad etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.